e-Shqiponjae-Shqiponjae-Shqiponja
Konsultim

Marre nga Portali Skenderbeu.info

(Skenderbeu.info) E-Shqiponja dhe proçedurat e bashkimit familjarë në Gjermani

Me të mbërritur në Gjermani shqetësimi kryesor i emigrantëve shqiptarë është familja që kanë lënë pas. Dëshira e tyre më e madhe është që të tërheqin familjen dhe të qëndrojnë të bashkuar.

Formulari i aplikimit për vizën e bashkimit familjarë dhe udhëzuesi i plotësimit të tij shkarkohen në website të ambasadës. Dhe një hërë që plotsohen pritet vendimi i ambasadës.

Deri më sot, radhët në ambasadën gjermane kanë qënë të gjatë dhe të lodhshme. Shpesh hërë nga fluksi i madh i aplikantëve për vizën e bashkimit familjar nuk ju kthehej një përgjigje. Në rastet që formulari nuk ishte plotësuar në mënyrën e duhur nuk kthehej një përgjigjie pse viza ishte refuzuar. Përpos të gjitha kushteve që duhet të plotësohen nga personi që jeton në Gjermani, një stres i madh është mos dhënja  e një përgjigje për refuzmin e vizës. Nga ana tjetër të shumtë kanë qënë notërët dhe avoktatë shqipatr që kanë përfituar nga kjo situatë. Ata kërkojnë shuma të mëdha duke premtuar se do të plotësojnë formularin në mënyrë perfekte që viza të aprovohet. Dhe në rast mosaprovimi noteri/avokti i ndërpriste marrëdhëniet e tij me klientin.

Inxhinjer Erald Nezha, themeluesi i platformës E-Shqiponja shpjegon në mënyrë shteruese në këtë intervistë eskluzive për Skederbeu.info sesi platforma e tij ka ndihmuar me qindra familje të bashkohen dhe i ka shpëtuar emigrantët nga gracka e avokateve dhe noterve në të cilin kishin rënë prej vitesh.

Skenderbeu.info: Si funksionon procedura e bashkimit familjarë, cilat kushte duhet të plotësohen për të marrë vizën?

Ing: Nezha: Për të filluar dokumetacionin e kërkesës së vizës së bashkimit familjarë, duhet të drejtohesh virtualisht në website të ambasadës. Pasi ke shkarkuar formalarin dhe udhëzuesin fillon puna. Kemi të bëjme me disa kërkesa bazike. Si fillim aplikanti duhet të jetë i pajisur me leje qendrimi dhe jo leje të përkoheshme dhe të ketë një kontratë punë. Në varësi të landit ku gjendet duhet të ketë nga disa muaj deri në një vitë qëndrimi në shtetin gjerman. Përsa i përket banesës ka disa kritere. Nëqoftëse aplikanti do të tërheqi vetëm bashkëshortin/ bashkëshorten atëherë shtëpia e banimit duhet të jetë mbi 45 metra katrorë. Nëse dëshiron të tërheqi partnerin bashkë më fëmijët shtëpia duhet të jetë akoma më e madhe. Metrat katratorë varjojnë sipas numrit të fëmijëve. Sa më shumë fëmijë te ken,duhet një shtëpi akoma më e madhe.

Paga minmale e aplikuesit në rast se dëshiron të tërheq vetëm partnerin duhet të jetë minimalisht 1600 euro neto. Në rast të fëmijëve rroga duhet të jetë më lartë. Edhe si shpjeguam në rastin e metra katrorëve të banesës për çdo fëmijë edhe në ketë rast, për pagën, ajo duhet të jëtë më e lartë në varësi të numrit të fëmijëve.

Arsyet pse refuzohet viza në ambasadë janë të lidhura me proceduart standarte që ndiqen nga ambasada, dhe jo se ka probleme në plotësimin e formularit.

Për përsonin që gjendet në Shqipëri dhe pret të bashkohet me partnerin/ partneren kushti kryesor që duhet të plotësojë është niveli i gjuhës gjermane A1. Provimi i gjuhës mund të jepet në isitutet e linçensuara nga ambasada në Shqipëri ose në çdo qytet gjerman. Ndërsa bashkimi familjar me  shtetas te Bashkimit Europian mund te realizohet,pa pasur nevojen te gjuhes gjermane.

Skenderbeu.info: Si ndihmon E-Shqiponja aplikantët të cilët dëshirojnë të bashkohen me familjet e tyre, per te marre vizën në ambasadë?

Ing: Nezha: Ekipi i plaformës E-Shqiponja vendoset në dispozicion të aplikuesit që nga dita e parë kur fillon procedura e aplikimit deri në momentin kur merret viza. Normalisht nuk është e thjesht pasi i gjithë stafi është i dedikuar për të plotësuar formularin dhe të mbleth të gjithe dokumentacionin e aplikuesit. Me krenari them, që deri më sot edhe në ato raste që fillimisht viza i është refuzuar, juristi ynë ka kontakuar me ambasadën, është biseduar për problematikën dhe çështja është zgjidhur duke e gëzuar familjen.Ne shqyrtojmë dhe asistojmë aplikimin nga dita e parë, komunikojmë me amabasadën për cdo problem dhe eksperienca e aplikimeve tona per vize,arrijme me suksese ne rezultate pozitive.

Skenderbeu.info: Mund të na thoni një rast konkret?

Ing: Nezha: Një nga rastet që do të veçoja  është ai një zonje te re. Kishte pak muaj pasi ishim mbyllur në pandemi dhe zonja kishte aplikuar për vizë të bashkimit familjar. Asaj i ishte mohuar viza për bashkëshortin që gjendej në Shqipëri për shkak se rroga neto që ajo merrte ishte me e ulët sesa kërkohet në formularin e aplikimit.Ne, pasi shqyrtuam dosjen e zonjës, vum re, se çdo gjë ishte në rregull. Edhe fakti që paga ishte me e vogël kishte të bënte me faktin që ishim ne pandemi dhe duke punuar më pak, rroga ishte ulur. Por rroga përpara pandemisë e zonjës i kalonte 1600 euro të kërkuara. Në këtë menyrë ne kontaktuam me ambasadën dhe i shpjeguam dhe i vertetuam se paga qe zonja zotronte ishte e mjaftushme per bashkimin familjare,ndërsa pandemia ishte dicka momentale e cila nuk dihet sa to të zgjaste dhe si do të zhvillohet. Pas ndërhyrjes tonë, bashkëshorit të zonjës në fjalë iu aprovua viza e bashkimit familjar. Ne u gëzuam shumë për këtë familje, zonja ishte shtatëzanë dhe refuzmi i vizës e kishte  ngarkuar me emocione negative në atë peridhë të gezueshme.

Skenderbeu.info: Cilat janë vështirësitë më të mëdha që ju hasni?

Ing: Nezha: vështirësia më e madhe për ne është besimi me njerzit. Avokatët dhe noterët deri pak kohë më parë i kanë gënjyer dhe mashtruar shqiptarët që kanë qenë duke kryer aplikimin e vizës. Ata i kanë marrë shuma të mëdha parashë duke i premtuar se dinë mënyrën perfekte të aplikimit. Sic e shpjegova më siper nuk ka një mënyrë përfekte. Shqiptarët janë aq shumë të zhgënjyer saqë nuk besojnë më se ka një kompani ose platformë që të ndihmon me asistëncë. Në këto vite eksperiencë, kryesisht nga pendemia e deri më sot e kemi thyer këtë bindje.Deri më sot kemi marrë me qindra mesazhe ku na falenderojnë për punën tonë dhe na mirëpresin në qytetet ku ata jetojnë dhe madje ka nga ata që na thonë se fillimisht e kanë pasur të vështirë të na jepnin besimin,por që tani ata na kan rekomandurar,edhe tek miq dhe familjarë te tyre që janë në proces të aplikimit të vizës.

https://www.skenderbeu.info/

Leave A Comment

e-shqiponja

e-Shqiponja është krijuar për t’u dhënë përvojën më të mirë në shërbimet që ne ofrojme , me një dizajn UX/UI unik.

60311 Frankfurt am Main
(Hen - Pre)
(09am - 06 pm)