e-Shqiponja Gjermani

Marre nga Portali Skenderbeu.info

(Skenderbeu.info) Pse është trend Gjermania? Inxhinjer Erald Nezha shpjegon realitetin e punës dhe jetës sociale në Gjermani.

Që prej rënies së komunizmit kur shqiptarët filluan të emigronin në botë, Gjermania, u duk që ishte shteti i preferuar për të emigruar. Ndërsa shteti Italian dhe Grek, duke qenë më afër gjeografikisht, ishin ata më të prekshimit si destinacione, por prapsëprap emigranët i shihin këto dy vende si trampolinë për të shkuar në Gjermani.

Edhe sot në 2022 ende Gjermania shihet si një vend shumë i preferuar për të emigruar. Një preferencë e tillë nuk është rastësore. Disa nga faktorët janë standardet e mira të jetesës, pagat e larta, siguria në punë, sistemi arsimor dhe shëndetësor. Mbi të gjitha ky vend cilësohet si lokomotiva e Europës. Ajo që vlen të theksohet dhe bënë ndryshimin është se sot në Gjermani ose kudo në botë nuk po emigrohet më vetëm për të siguruar një vend pune, por emigrohet për një cilësi më të mirë jetese.

Inxhinjer Erlad Nezha, themeluesi i platfmorës E-Shqiponja tregon ekskluzivisht për Skenderbeu.info për numrin e lartë të aplikimeve të punës dhe jetën sociale në Gjermani.

Skenderbeu.info: Cilat janë rrugët ligjore për tu zhvendosur në Gjermani?

Ing Nezha: Për shtetasit shqiptarë ka disa rrugë ligjorë: si student për të ndjekur Bachelor, me bursë ose pa bursë, për të ndejkur studimet master (me bursë ose jo) ose me program shkëmbimi studentësh. Në rastin e fundit është universiteti në Shqipëri ai që ndihmon dhe udhëzon në plotësimin e dokumentacionit të studentit. Për të ardhur si studentë është më e thjesht, duhet të plotësosh aplikimin në faqët e website online të universiteteve dhe më pas ta dorëzosh po online në adresën e email të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Rreth 80% e studentëve shqiptarë nuk kthehen më. Madje ata përpiqen të studjojnë në këtë vend që më pas të sigurojnë një kontratë pune.

Kontrata e punës profesionale të lejon që të pasijesh me vizë brenda 45 ditëve, per më tepër merr edhe kartën 5 vjecare. Ndërsa me kontratë punë të thjeshtë procedurat zgjasin më shumë. Kontrata e thjeshtë e punës kryesisht sigurohet nëpërmjet një familjari ose shoku që jeton këtu e më pas fillohet aplikimi dhe plotësimi i dokumentave nga Shqipëria. Nëse çdo document është në përputhje me ligjin të emigrosh është shumë e thjesht, edhe pse gjërat kanë ndryshuar, Gjermania nuk është ajo e para 5 viteve.

Skenderbeu.info: Cilat janë zanatet më të zakonshme në të cilat punojnë shqiptarët?

Ing Nezha: 10 ose 15 vite më parë emigrantët shqiptarë pranonin të bënin të gjitha punët, mjafton që të siguronin kontratën, tani situata ka ndryshuar. Sigurisht duke qënë lokomotiva e Europës, këtu ka me qindra fabrika që kërkojnë çdo ditë personel të ri për të plotësuar vendet vakante. Them me bindje që shqiptarët që po emigrojnë këto 5 vitet e fundit nuk janë më ata individë që janë të etur për punë, por janë ata profesionalistë që kërkojnë të gjejnë vetën në profesionin e tyre. Flasim për një emigracion elitar, mjeke, infermier, jurist, ekonomist, inxhinjer, profesor etj.

Skenderbeu.info: Po flasim për një emigracion elitar, pse profesionistët po lënë Shqipërinë?

Ing Nezha: Gjermania ka marr ‘trurin’ e Shqipërisë. Profesionistët ndjehen më të sigurtë dhe më të vlerësuar. 70 deri në 80 emigrantë shqiptarë pajisën cdo ditë me dokumenta gjermane. Personalisht me vjen shumë keq kur shoh se ata nuk dëshirojnë të kthehen më në Shqipëri. Ata e shprehin këtë gjë që në javët e para të qëndrimit të tyre ku ende nuk e kanë gjetur vetën as në tregun e punës as në shoqëri. Dëshirojë të ndaj me ju rastin e një cifti nga Shqipëria-të dy mjek në profesion. Pasi platforma E-Shqiponja i kishte i kishte dhënë asistencë, më thonë që këtu në Gjermani fitojmë më pas seç fitonim në Shqipëri, por prap së prapë nuk dëshirojmë të kthehemi në Tiranë. Këtu ndjehmi më të sigurtë, më të qetë dhe më të vlersuar, sigurisht që fëmijët tanë e kanë të ardhmen në këtë vend.

Skenderbeu.info: Çfarë mund të tregoni për jetën sociale në Gjermani?

Ing Nezha: Pika më e fortë e Gjermanisë nuk është kalimi i mbazditeve në baret apo restorantet e qyetit. Jeta është shumë dinamike dhe nuk ke kohë të dalësh shumë. Fundjavat i gjejnë gjermanët duke udhëtuar brenda vendit, duke vizituar muze, qendra arkeologjike dhe kulturore.

Është kryesisht një ekonomi e ndërtuar mbi bazën e fabrikave dhe ndërmarrjeve. Nëse je i zoti mund të bësh karrierë dhe të paguhesh mirë, por ditët e pushimit janë të pakta. Baret dhe restornatet gjenden në qender të qytetit, ku do të duhet të bësh rrugë me makinë për të shkuar atje.

 

www.skenderbeu.info

Leave A Comment

e-shqiponja

e-Shqiponja është krijuar për t’u dhënë përvojën më të mirë në shërbimet që ne ofrojme , me një dizajn UX/UI unik.

60311 Frankfurt am Main
(Hen - Pre)
(09am - 06 pm)